M E N U |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Tastjera dhe mausi me wireles nga Microsoft
 |
Kombinimi i tastierës dhe miut nga Microsoft vjen me mbështetje për Windows 7, derisa del në shitje në fund të këtij muaji.Microsoft ka paraqitur edhe një kombinim pa tela të miut dhe tastierës të bazuar në dizajnin e dëshmuar Comfort Curve. Wireless Comfort Desktop 5000 paraqet tastierën e dizajnuar ergonomike dhe butësisht të lakuar me pushimore për pëllëmbët e dorës dhe taste të profilit të ulët si dhe disa mundësi të përshtatura për qasje më të shpejtë në sistemin e radhës operativ – Windos 7.Së bashku me tastierë vjen edhe miu optik simetrik me teknologjinë BlueTrack. Ky komplet lidhet me kompjuter me anë të lidhjes standarde pa tela 2.4 GHz. Shitja fillon në fund të këtij muaji me çmim prej 80 dollarësh amerikanë.
|
Paraqitet E-Class Karavan
 |
E-class i ri që moti gjendet nëpër sallone të shitjes së automjeteve, derisa blerësit e padurueshëm të cilët e duan atë në versionin karavan, do të duhet të presin edhe disa muaj.
Deri më tani kemi parë shumë fotografi spiune në bazë të cilave kemi mundur të imagjinojmë se si versioni final do të duket. Megjithatë, tani e tutje nuk do të kemi nevojë të imagjinojmë kanë “rrjedhur” edhe fotografitë zyrtare.Mercedesi i ri E-class karavan do të ketë premierën e tij në shtator, në panairin e automjeteve në Frankfurt, derisa shitja e tij do të duhej të nis deri në fund të vitit. Ai është i gjatë 4.9 metra, që ka mundësuar rritjen e hapësirës për bagazh në 1.950 litra, natyrisht me ulëset e prapme të lëshuara.Paleta e motorëve do të jetë identike me atë tek versioni limuzinë, përfshirë edhe versionin e fuqishëm E63 AMG.
|
Televizor OLED nga LG. |
Edhe një paralajmërim i televizorëve OLED, kësaj radhe nga kompania LG, modelet e së cilës do të duhet të paraqiteshin deri në fund të vitit.
Sipas informatave të fundit të cilat vijnë nga LG, ky prodhues korean në ofertën e vet së shpejti do të duhej të shtojë edhe televizorët OLED.
Bëhet fjalë për televizorë me ekran prej 15 inç të cilët gjoja janë në prodhim e sipër, derisa në treg do të duhej të dalin në muajin dhjetor. Oferta së pari do t’i përkas fillimisht tregut korean, mirëpo pas pak kohe do të duhej të shpërndahej edhe në mbarë botën.Sipas paralajmërimeve, ekran OLED nga LG do të ketë jetëgjatësi prej 30.000 orësh që është rezultat më i mirë sesa televizioni OLED XEL-1 i kompanisë Sony, derisa është paralajmëruar edhe rezolucion më i mirë se ky i fundit.
|
Clipper mp3 player. |
Archos ka nxjerrë në treg ‘enty-level MP3 player’ të emërtuar Clipper, i cili u dedikohet atyre të cilët dëshirojnë të dëgjojnë vetëm muzikë.
Ky mjet nuk ka ekran, peshon vetëm 15 gramë, ndërsa vjen me memorie 2 GB, pa mundësinë e zmadhimit me kartela memorie.
Nga datotekat e muzikës përmban MP3 dhe WMA, ndërsa kohëzgjatja e mbajtjes së baterisë është 11 orë reproduktive.
Clipper është kompatibil me Windows-ët dhe Mac OS X, ndërsa çmimi në tregun evropian është 20 euro.
|
Chrome shfletuesi me i shpejt |
Shfletuesi i internetit Chrome nga kompania Google që prej paraqitjes së tij është bërë konkurrenti kryesor i atij Apple Safari në tregun e shfletuesve super të shpejtë të internetit, por assesi nuk ia dilte që të del në vendin e parë të më të shpejtëve.
Duket se gjërat megjithatë kanë ndryshuar me paraqitjen e versionit eksperimental të shfletuesit Chrome (3.0.196.0) i cili ka shtojcën "whisper it".
Versioni i ri, sipas të gjitha gjasave, sjell me vete përshpejtim prej 30 për qind më të madh sesa në atë paraprak, derisa ekspertët e kësaj lëmie pohojnë se Chrome aktualisht është dyfish më i shpejtë sesa Mozilla Firefox 3.5, e madje tetë herë më i shpejtë sesa Internet Explorer 8.
|
Google pergatit motorrin e kerkimit me te ri. |
Përpjekjet që Microsoft është duke i bërë në promovimin e makinës së vet të kërkimit Bing si dhe krijimi i bashkëpunimit të ri të gjigantit softuerik me legjendën e industrisë së teknologjisë së informacionit Yahoo, siç edhe ka mundur të pritet ka shtyrë edhe mbretin e makinave të kërkimit të bëj ndryshime të caktuara.Sipas mediave botërore, Google ka filluar fshehtazi të punoj në realizimin e projektit më të ri, mirëpo në vend të shërbimeve të reja, gjiganti i internetit po punon në gjeneratën e re të shërbimit të vet Google Search. Në të njëjtën kohë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përditësim të vogël të sistemit, mirëpo në ridizajnin komplet të makinës për kërkimin e internetit. Në deklaratën zyrtare të Google thuhet se “ekipi përgjegjës për makinën e kërkimit gjatë disa muajve të fundit është duke punuar në gjeneratën e re të arkitekturës e cila qëndron prapa Google Search, e cila do t’u mundësoj përdoruesve kohë më të shpejtë të kërkimit dhe shfaqjen e rezultateve për fjalët e kërkuara, derisa do të përmirësohet edhe saktësia e rezultateve të shfaqura”.
|
Leshohet Firefox 3.6
 |
Është lëshuar versioni i parë zyrtar I shfletuesit Firefox 3.6 I cili do të duhej të sillte përmirësime që kanë të bëjnë me shpejtësinë dhe një varg mundësish të reja.
Në versionin 3.6 të Firefoxit me emër kodues Namoroka do të duhej të përfshihen përmirësimet që lidhen me shpejtësinë e ekzekutimit të JavaScript dhe njohjes së faqeve, si dhe disa mundësi tjera më të vogla që lidhen me CSS (Cascading Style Sheets).
Në Mozilla theksojnë se për dallim nga versioni paraprak, Firefox 3.6 do të lëshohet relativisht shpejtë pas versionit 3.5, respektivisht nuk do t'I dallojnë vitet por muajt.
|
Ekran plazma nga Panasonic
 |
Ekrani i ri plazma i kompanisë Panasonic sjell me vete një diagonale të madhe, rezolucion të plotë me definicion të lartë dhe shtojca për reklama.
Ekrani shfaqë rezolucion të plotë HD (1.920 x 1.080 piksela) me nivel të kontrastit prej 40.000 : 1, derisa për kualitetin e fotografisë dhe ngjyrave përkujdeset teknologjia NeoPDP.Përveç kësaj, ky ekran posedon edhe lidhjen për LAN e cila shërben për kontrollimin dhe udhëheqjen nga largësia, që mund të jetë e dobishme nëse plazma përdoret për qëllime reklamuese apo kombinon më shumë ekrane në një.Plazma është me trashësi më të vogël se 10 centimetra dhe peshë nën 130 kilogramë, derisa në shitje del në vjeshtë për çmim tani për tani të panjohur.
|
Versioni i ri Bugati Voyager |
Duket se Bugatti megjithatë nuk ngopet me versionet e reja të modelit Veyron. Pas Pur Sang, Bleu Centenaire, Sang Noir e Fbg by Hermes, Bugatti po përgatitet të lansojë edhe versionin më ekskluziv deri më tani - Grand Sport Sang Bleu.Siç edhe e përshkruan emri, Veyron me “gjak të kaltër” është i bazuar në modelin Grand Sport, që kur merret parasysh se do ta prodhojë vetëm në 20 njësi të Grand Sport e bëjnë edhe më ekskluziv.Edhe pse automjeti nga aspekti mekanik nuk dallon nga versioni standard Grand Sport, Sang Bleu megjithatë dallohet nga lyerja e jashtme me dy ngjyra. E argjendta si deri më tani i takon pjesëve nga alumini, derisa e kaltra mbretërore mbulon pjesët nga fijet karbonike.Sang Bleu për më shumë dallohet edhe nga thithësit e pasmë të ajrit dhe me mbulesat speciale të aluminit. Në Bugatti nuk e kanë përmendur se në sa njësi do të prodhojnë këtë version dhe as sa do të jetë çmimi i tij, prandaj është lehtë e mundur që të prodhohet edhe vetëm një njësi unike. Natyrisht, nëse del vetëm një mund të imagjinojnë se vetëm ata me xhepa shumë të thella do ta bëjnë për veti. |
Lenovo:Probleme me baterine. |
Lenovo ka telashe të reja me bateritë në laptopët ThinkPad, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë me rrezik për shëndetin e përdoruesve.
Kompania Lenovo raporton mbi problemet e reja me bateritë nga linja e caktuar e laptopëve ThinkPad dhe ofron zëvendësimin pa pagesë të baterive me defekt. Fatmirësisht, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për telashet klasike me nxehjen dhe ndezjen vetvetiu, por problemet me çipat brenda baterisë.
Laptopi me bateri të tillë paraqet një gabim të papërmirësueshëm të baterisë, nuk ofron mundësinë e mbushjes dhe vazhdimisht ka kapacitet të vogël apo rënie të përnjëhershme të kapacitetit. Problemi e paraqet baterinë sikur të ishte në fund të jetëgjatësisë së saj, derisa ai përfshin modelet ThinkPad T60, T61, R60, R61, X60 e X61.
|
|
|
|
|
|
|
|
Sot 3 ziyaretçi (6 klik) sa misafir
|
|
|
|
|
|
|
|